Kërkesa e Gruevskit për azil politik, Kadriu: Vendet e BE-së nuk kanë rregulla strikte

18.11.2018 15:23

Praktikat e legjislacionit evropian i lejojnë Hungarisë që në mënyrë individuale të vendosë për rastin e ish kryeminstrit Gruevski....

Praktikat e legjislacionit evropian i lejojnë Hungarisë që në mënyrë individuale të vendosë për rastin e ish kryeminstrit  Gruevski,  për ti dhënë statusin e azilit, sepse në këtë rast BE do të jetë neutral duke qenë se rastin e trajtojnë tërësisht juridik. Kështu vlerëson ekperti i marrëdhënieve ndërkombëtare,  Bekim Kadriu.

“Edhe pse Hungaria është një nga shtetet anëtare të BE-së, BE nuk ka shumë rregulla strikte lidhur me kërkesat e azilit, por kërkojnë njëfare procedure,  mirëpo kushtet për status të azilit i vendos secili shtet në mënyrë të barabartë dhe cdo rast është  individual dhe merren parasysh rrethanat individuale  dhe organet kompetente të shteti  përkatës vendosin në  bazë të legjislaocioni nacional” – deklaroi profesori i marrdhënieve ndërkombëtare, Bekim Kadriu.

Sipas Kadriut, nuk ka kushte që ti lejohet Gruevskit një status i  tillë, por Gruevski mund të përfitojë në bazë të privligjet që gëzon në shtetin hungarez dhe në bazë të së drejtës diskrecionale hugareze. Rasti  varet se si do ta shqyrtojnë kërkesën autoritetet hungareze  dhe jo në bazë të argumenteve që mund ti ofrojë pala maqedonase. 

KADRIU: EKSTRADIMI REFUZOHET NËSE GRUEVSKI FITON AZILIN

Nëse Gruevski fiton të drejtën e azilit politik në çdo lloj baze, definitivsht  kerkesa për ekstradim nga Minsitria e Drejtësisë do të refuzohet, vlerëson Kadriu.

“Kur do të jepet nëj status mbrojtës  në Hungari ajo nënkupton se personit në fjalë i cënohet ndonjë e drejtë në  Maqedoni, qoftë  e drejta në gjykim të drejtë apo siguri personale dhe për  ëtë statusi i tij si azilkërkures dhe vendimi pozitiv i organeve definitivisht do të ketë ndikim negative për kërkesën për ekstradim. Definitivisht kërkesa do të refuzohet  nëse atij i pranohet statusi i azilantit” – thotë Kadriu.  

Sipas ligjeve hungareze, nëse personi fiton statusin e personit nën mbrojtje, kjo zgjat zakonisht pesë vite ndërsa  statusi i personit të pranuar  është në kohëzagjatje prej një viti me të drejtë për ta tërhequr  autoritetet  vendimin  edhe më herët,  në të dyja rastet. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)