Tetovë, lumi Shkumbin i mbushur me mbeturina

18.11.2018 17:26

Edhe përkundër premtimeve të shumta si nga komuna e Tetovës ashtu edhe nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtimë....

Edhe përkundër premtimeve të shumta si nga komuna e Tetovës ashtu edhe nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtimë, dhe nga Ministria e Ekologjisë, shtrati i lumit Shkumbim vazhdon të ngulfatet nga mbeturinat, si ato interne por edhe të teknikës së bardhë. Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku, muajë më parë u shprehe se ministria që drejton ai nuk ka paraparë mjetet për pastrimin e shtretëve të lumejve, por ai paralajmëroi se në bushetin për vitin 2019 do të parashihen mjete për këtë qëllim.

“Unë thash më herët se kemi ndarë mjete për pastrimin e deponive, nuk thash për lumejt. Në vitin 2019 ndoshta parashihet në buxhet për ndarjen e këtyre mjeteve” – u shpreh ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku.

Zëdhënsi i komunës së Tetovës Armend Fazliu, me anë të një komunikate me shkrim thot se kanë filluar me pastrimin e shtratit të lumit. Sipas Fazliut, mjetet janë ndarë nga ministria e ekologjisë dhe sipas tij nëse ato mjete nuk mjaftojn për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbim atëher komuna do ko-financojë pjesën tjetër.

“Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit javën e kaluar, ka bërë pastrimin e shtratit të lumit nga gjësende të ndryshme. Nga Ministria e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë kemi fituar 5 milion denarë të destinuara për këtë çështje. Nëqoftëse nuk do të mjaftojnë mjetet atëherë Komuna do të ko-finanson edhe me 5 milion denarë të tjera. Sektori për Veprimtari Komunale vetëm se ka filluar me pastrimin e shtratit të lumit, nga vendbanimi “Çarshi e Epërme” – thuhet në komunikatën e Komunës së Tetovës.

Siç mund edhe të shihni situiata më e keqe e shtratit të lumit Shkumbim është në pjesën e poshtme të qytetit, ku mbeturinat sa vinë e shtohen dhe as se si të gjendet një zgjidhje. (Visar Sadiki, TVM2)