LSDM, Mickovski i përfshirë në ikjen e Gruevskit
Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për ekstradim mes dy shteteve ....

Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për ekstradim mes dy shteteve në bazë të së cilës vendi do të kërkonte ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur minsitria e drejtësisë.
Në këto rrethana Maqedonia do të kërkoj ekstradimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze në bazë të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në materie penale nga Konventa Evropiane për ekstradim e vitit 1957 si dhe nga dispozitat e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike mes RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë.
Ndërkohë LSDM ka shfaqur dyshime se në organizimin e ikjes së Gruevskit ka kontribuar edhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hrisjan Mickoski.
“Vetë Mickoski në një emision debativ pati thënë se ka pasur takim me Nikolla Gruevskin në të cilin kanë diskutuar rreth ardhmërisë së Nikolla Gruevskit. Nga këtu kanë filluar dyshimet se ndoshta Hristjan Mickoski ka ndihmuar në organizimin e arratisjes së Gruevskit. Unë pres që përgjigje në pyetjen tuaj të jap vetë Mickoski i cili ditëve të fundit nuk po paraqitet në opinion dhe nuk jep përgjigje në dyshimet të cilat i kemi paraqitur edhe para selisë së VMRO-DPMNE-së” – deklaroi deputeti i LSDM-së, Konstandin Konstadinov.
MICKOVSKI: ARRATISJA E PA PRANUESHME, GRUEVSKI VIKTIMË E PERSEKUTIMIT POLITIK
Por kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, vlerëson se ish kryemisnitri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik.
Sipas tij tërë kjo që po ndodh këtyre ditëve i ngjan një teatri me aktorin kryesorë kryeminsitrin Zoran Zaev.
“Opinioni në Maqedoni është dëshmitarë i i një teatri që po ndodhë tanimë disa dit me rradhë, po të mos ishte tragjike do të ishte qesharake. Shteti pak a shum po i ngjan një shou real me aktorin kryesorë kryeminsitrin e Maqedonisë i cili në disa momente po aktron komediantin ndërsa në momente tjera role tjera në atë shou. Apeloj te kryemisnitri dhe qeveria që të vetëdisohen, të kuptoj se është kryeministër dhe mijra jetë mvaren nga sjellja e atij, pasi tër këtë që po e bën nuk e çon Maqedoninë në drejtimin e duhur por në drejtim të gabuar, me pasoja të rënda që vështirë do të mund ti sanojnë gjeneratat e ardhëshme dhe politikanët e ardhëshëm. Edhe përkundër faktit që Gruevski dhe një numër i madh i funksionarëve të mëpëarshëm dhe të tanishëm të VMRO-DPMNE-së janë viktima të përndjekjes politike nga ana e këti pushteti kriminal dhe jo popullor që udhëhiqet nga politikani i aboluar Zoran Zaev megjithate këtë akt nuk e pranoj dhe nuk e arsyetoj. Me nikolla Gruevskin nuk kam pasur kurrfar kontakti pas ikjes” – thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Autoritetet në Maqedoni kanë kërkaur që autoritetet hungareze ta refuzojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik dhe i njejti të kthehet në vend për të vujtur dënimin me burg për rastin tanku dhe vazhdimin e proceseve tjera gjyqësore për kepërdorim të detyrës zyrtare gjat kohës sa ishte kryeministër.
Por ka pasur edhe njoftime se Gruevski tanimë është larguar nga Hungaria drejt Rusisë, megjithse informacionet e tilla nuk janë konfirmuar nga autoritetet hungareze apo ruse. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
