Ivanov në Jordan, takon mbretin Abdullahu i Dytë

18.11.2018 18:42

Presidenti Gjorge Ivanov po qëndron për vizitë zyrtare në Aman të Jordanisë....

Presidenti Gjorge Ivanov po qëndron për vizitë zyrtare në Aman të Jordanisë ku u prit nga Mbreti jordanez Abdullahu i Dytë Ibën Al Hysein. Gjatë takimit është bërë fjalë për marrëdhëniet bilateral, ndërsa u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

“Për ne me rëndësi të madhe është se ju e keni njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Kjo shumë do të thotë për ne dhe popullin tonë, posaçërisht për shum maqedonas që jetojnë në Jordani. Ne si dy vende, edhe pse jemi në hapësira të ndryshme, edhe Maqedonia në Ballkan edhe Jordania në Lindjen e Afërt, janë vende të cilat tregojnë model të bashkëjetesë së suksesshme” – tha presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov.

“Kjo është mundësi e mirë për ne që t’i intensifikojmë bisedat që i kemi pasur në Kombet e Bashkuara para disa muajve. Puna kryesore është se kemi lidhje të fuqishme përmes studentëve tanë që qëndrojnë në vendin etuaj dhe shpresoj se me praninë tuaj këtu mund të identifikojmë më shumë sfera që mund edhe më shumë të na afrojnë. Politikisht, kemi shumë marrëdhënie të mira, po ashtu edhe në nivel të zbulimit dhe në nivelin ushtarak kemi bashkëpunim të caktuar” – u shpreh Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë Ibën Al Hysein.

Ivanov e ka ftuar mbretin jordanez Abdulla që gjat mandatit të tij si president të vizitojë Maqedoninë dhe ti nënshkruajnë marrveshjet mes dy shteteve që i kanë arritur deritani dy qeveritë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)