Protesta para Kuvendit, kundërshtohen ndryshimet kushtetuese

18.11.2018 22:34

Para Kuvendit Republikan u mbajt proteste me moton “Bojkotojmë ndryshimet kushtetuese”....

Para Kuvendit Republikan u mbajt proteste me moton “Bojkotojmë ndryshimet kushtetuese”.

Organizatorët e kësaj proteste thanë se dëshirojnë që të ngrenë zërin kundër ndryshimit jolegal të emrit dhe fshirjes së KAÇKM-së.

Protestuesit poashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndalimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, anulimin e marrëveshjes së Prespës, anulimin e marrveshjes me Bullgarinë, shpërndarjen e kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme. Njëri nga organizatorët kryrtari i kongresit botëror maqedonas Todor Oetrov, me këtë rast kërkoi dorëheqjen e qeverisë.Mos prisni urdhër për aksion, në çdo vend bëni rezistencë ndaj qeverisë. 

Ky regjim i Murtinos patjetër të bie. BE dhe NATO nuk ja vlejnë për ndryshimin e emrit dhe identitetit, tha Petrov. Protesta u organizua nga Kongresi botëror maqedonas, nisma bojkotoj dhe organizata tjera.