Botë

Mot i keq në Turqi, përmbytje në Bodrum, makinat përfundojnë në det

19.11.2018 10:08

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum, në Detin Egje....

Ujërat e rrëmbyeshëm morën çdo gjë para vetes në rrugët nga qendra e Bodrumit. Disa automjete nga parkingu në bregdet përfunduan në det.
 
Ndërtesat rezidenciale dhe komerciale në qendër të qytetit janë përmbytur dhe rrugët u mbuluan me baltë dhe mbeturina, të cilat u shkaktuan nga përmbytjet.