Rritet për 30 % numri i azilkërkuesve në Zvicër
Me 455 kërkesa më shumë se në muajin paraprak eritreasit përbëjnë numrin më të lartë të personave që kërkojnë strehim në Zvicër, njofton Zyra Federale për Migracion.....

Kjo rritje e eritreasve vjen si shkak i numrit të madh të tyre që janë futur përmes detit në Itali dhe një tjetër arsye është mungesa e përkthyesve të kualifikuar që ka krijuar radhë të gjata për shqyrtim të kërkesave në pritje të një përkthyesi.
Shtetas të tjerë që dallohen me numër të madh të kërkesave për azil janë nga Siria, me 17 për qind më tepër, pastaj Sri Lanka me 60 për qind rritje, e ndjekur nga Somalia, Nigeria, Afganstani dhe Maroko.
Pjesa më e madhe e kërkesave për azil, siç njofton Zyra Federale e Migracionit, janë shqyrtuar. Prej tyre vetëm 28% kanë marrë përgjigje pozitive, ndërkohë që një pjesë e mirë e azilkërkuesve të tjerë lejohen të qëndrojnë përkohësisht në Zvicër.
