Maqedoni

Reshjet e borës, komunikacioni zhvillohet pa pengesa

19.11.2018 11:09

Fundjava dhe kjo javë do të vijojë me mot tipik vjeshtor, me reshje të kohë pas kohe të shiut dhe kryesisht i vranët....

Momentalisht në viset e larta ka reshje bore derisa në vise të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Deri ditën e enjte do të vazhdojë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje në fushat termike.
 
Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Të gjitha ndalesat dhe kufizimet në rrugë që ishin shkaktuar nga reshjet e bores jane  menjanuar,  dhe qarkullimi është normalizuar në të gjitha drejtimet rrugore. Nga “Rrugët e Maqedonisë”, njoftojnë se komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë me lagështi, ndërsa në disa akse rrugore ka edhe mbetje të borës. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë që drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.