Botë

Sofje, protesta kundër rritjes së karburanteve

19.11.2018 11:30

Qytetarët në Bullgari kanë dalë në protesta për rritjen e kosotos së jetesës duke përfshirë çmimin e lartë të karburantit....

Protestuesit dolën në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, shkruan The Sofia Globe.
 
Në disa qytete të Bullgarisë shoferët bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa u bllokuan edhe disa pika kufitare. Në kryeqytet, edhe pse një mot me shi protestuesit bënë një marshim paqësor nga Parlamenti në ndërtesën e kabinetit qeveritar. Gjatë rrugës, pati edhe bllokim të trafikut.
 
Një protestë kombëtare është planifikuar sërish sot në Sofje. Organizatori i protestave është Aleksandër Stamboliiski, i cili ka qenë i shquar në protestat kundër "çmimit të lartë të karburantit" që kanë shkaktuar trazira në pjesë të ndryshme të vendit gjatë javës së kaluar.
 
Prej tre ditësh edhe Franca proteston kundër rritjes së çmimit të karburantit.