KILI
Kili: Vjedhje spektakolare e mbi gjashtë milionë dollarëve
13.08.2014 11:51
Një grup prej tetë personash të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur shtatë milionë dollarë nga një automjet i blinduar në aeroportin në Santiago, kryeqytetin e Kilit kumtuan autoritetet kiliane.....

Kjo është vjedhja më e madhe në historinë e vendit.
Sulmuesit në aeroport kanë arritur me tre automjete dhe i kanë bllokuar rojet të cilët e kanë ndjekur automjetin e kompanisë amerikane për sigurim "Brinks".
"Hetimi fillestar tregon se janë vjedhur mbi katër miliardë pezos (rreth shtatë milionë dollarë), por akoma nuk dihet shuma e saktë", deklaroi prokurori, Luis Pablo Kortes.
Kamioni ka transportuar para, të cilat është dashur të transportohen me aeroplan në një bankë në pjesën veriore të Kilit
