Maqedoni

Rasti “Monstra”, procedurë e re me dëshmi të vjetra

19.11.2018 16:29

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” ka vazhduar me dëgjimin e ekspertëve për forenzikë digjitale pranë MPB-së.....

Ata kanë kryer ekspertizë mbi kompjuterët e konfiskuar nga më shumë se 20 persona ku bëjnë pjesë edhe të akuzuarit. Ekspertiza e tyre përfshin rrjetet ku janë zhvilluar biseda si facebook, e-mail, skape, por jo dhe vet bisedat e realizuara. Sipas mbrojtjes këto nuk janë dëshmi relevante për rastin, pasi që qëllimi i prokurorisë për krim të organizuar ka qenë sasia dhe jo cilësia e dëshmive. 
 
Avokati, Naser Raufi, tha se PSP është dashur që në fillim të prezantojë dëshmi të reja, teksa paralajmëroi për mundësinë e rikualifikimit të aktakuzës. Ai është i sigurt se ato biseda por edhe çdo dëshmi tjetër nuk përmban asgjë që ka lidhshmëri me rastin. Prova të reja materiale dhe verbale do të ketë edhe nga mbrojtja.
 
“Mendoj se provat që i ka duhej që deri tani por edhe në fillim që t’i prezantojë apo minimum të jepen te Këshilli Gjyqësor që të definojmë a e ka kompetencën PSP. Ne deri më tani nuk kemi kërkuar se cilat janë ato prova duke pritur që t’i prezantoj PSP. Kjo është arsyeja se pse zgjatet ky proces, tani ne përsërisim provat që kanë kaluar deri më tani… Asnjë segment i lëndës nuk tregon se mund të ketë lidhje me terrorizëm, punohet për vrasje, kjo është e qartë. Si aktakuzë në fjalën finale do të ketë korreksione të mëdha”,- tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.
 
Sipas mbrojtjes së palës së dëmtuar, përmbajtja e bisedave, mes kujt dhe në cilën kohë janë realizuar nuk janë në kompetencë të këtyre ekspertëve dhe ajo përmbajtje do të dëshmohet më tutje.
 
“Përmbajtja nuk është në kompetencë të këtyre ekspertëve, por i një përpunimi plotësues që do të prezantohet dhe plotësohet në gjykatë. Ekzistojnë CD program i posaçëm dhe udhëzues për shikim dhe shqyrtim. Ajo çka na intereson ne është përmbajtja, koha e komunikimit që ka qenë mes personale konkretë”,- theksoi avokatja e palës së dëmtuar, Dafinka Ivanova.
 
Seancat e radhës, ku do të dëgjohen ekspertë nga mjekësia ligjore së bashku me ekspertë të balistikës, janë caktuar më 10 dhe 20 dhjetor.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI