Akuzat për “27 prillin”, Çento: është privilegj të jesh në burg; Mbrojta kërkon shfuqizim të paraburgimit
Jane Çento, një nga të akuzuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvend, paraqiti në Gjykatën e Apelit kërkesën për shfuqizimin e masës së paraburgimit...

Ai akuzon për drejtësi selektive pasi tashmë 11 muaj gjendet në paraburgim që, sipas tij, i është caktuar pa argumente.
Çento tha se është i vetëdijshëm se kërkesa do ti refuzohet por potencoi se në këtë kohë në Maqedoni është privilegj të jesh i burgosur. Çentos i është refuzuar edhe garancia prej 530 mijë eurosh për shfuqizimin e paraburgimit.
“Është propozuar që masa e paraburgimit të shfuqizohet eventualisht t’i zëvendësohet me masë më të lehtë të kujdesit, sepse i akuzuari nuk ka ikur, ka qenë në shtëpinë e tij në Prilep dhe nuk ka arsye që arresti t’i vazhdohet për 11 muaj”,- tha avokatja mbrojtëse, Valentina Todorova.
Gjykata e Apelit në afat prej 48 orësh do të prononcohet për ankesën e të akuzuarit, Jane Çento.
Sipas aktakuzës, Jane Çento ka filluar mobilizimin e njerëzve për sulm të dhunshëm në Kuvend, pas të dhënave se sigurimi në kuvend nuk do të jetë i gatshëm për të parandaluar hyrjen e turmës brenda.
FLUTRA LATIFI
