Reformat në administratë, Mançevski: Rritje rroge, por edhe largime në sektorin privat
Me buxhetin e vitit 2019 parashikohet që të rritet paga e administratorëve për 5% nga shtatori i vitit të ardhshëm....

Me buxhetin e vitit 2019 parashikohet që të rritet paga e administratorëve për 5% nga shtatori i vitit të ardhshëm, por Qeveria konfirmon se shumë administratorëve do t’u ofrohet rikualifikim për të kërkuar punë në sektorin privat. Ministri Mançevski tha sot se deri në fund të vitit do të jetë gati lista e administratorëve që vullnetarisht do të largohen në sektorin privat, si pjesë e reformave në këtë sektor. Ai pranoi se administrata është e stërngarkuar, megjithatë ka mungesë profesionistësh.
“Në fund të vitit 2019-të do të kemi një ofertë për sektorin privat, por deri atëherë do të duhet ta zgjidhim problemin dhe të mos lejojmë t’i zgjidhim problemet në institucionet. Do të duhet të gjejmë kuadër të përshtatshëm që duhet t’i plotësojë vendet e lira”,- tha Mançevski.
Derisa të vazhdojë trajnimi i administratorëve për sektorin privat, shteti do të sigurojë paga për ta nga gjashtë muaj deri në një vit.
Ligji i ri parashikon kritere më të ashpra për administratorët, në këtë mënyrë do të kthehet edhe profesionalizmi. Buxheti i pagave të punonjësve në administratë për vitin e ardhshëm është rritur për 24 milionë euro, në total prej 461 milion dhe është më i madhi deri tani. Janë paraparë edhe punësime të reja vitin e ardhshëm.
