Emërimi i e organeve drejtuese në NP dhe NSh, Popoviq: Mungojnë kriteriumet dhe transparenca
Mungesa e transparencës dhe kritereve të qarta përbëjnë mangësitë kryesore në procesin e përzgjedhjes....

Mungesa e transparencës dhe kritereve të qarta përbëjnë mangësitë kryesore në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave drejtues dhe vetë drejtuesve ekzekutivë nëpër ndërmarrjet publike themelues, të së cilave janë qeveria, kuvendi apo komunat.
Kështu deklaroi Misha Popoviq nga Instituti Demokratik “Societas Civilis” gjatë prezantimit të rezultateve të analizës mbi kriteret ligjore për emërimin e udhëheqësve të ndërmarrjeve publike, rregullatore dhe të pavarura.
“Ajo që mund të bëhet ka të bëjë me procesin transparent të emërimit të këtyre personave. Për momentin ai shumë rrallë është transparent. Pra, ju paraqiteni në ndonjë konkurs për ndonjë pozitë dhe më pas nuk dihet se si vendoset, se kush do të jetë në këshillat drejtues. Hapi i parë është që kjo të jetë transparente. Hapi i dytë është se te këshillat drejtues dhe udhëheqjet të institucioneve të tilla duhet që të ngrihen kriteret që duhet përmbushur që ata persona të ulen aty. Procesi publik gjatë përzgjedhjes mund ta ulë efektin e përzgjedhjes së individëve partiakë”,- tha koordinatori i projektit, Misha Popoviq.
Shumë institucioneve u mungojnë procedurat të cilat do t’i bënin ata të jenë rezistuese nga korrupsioni dhe klientelizmi, thotë Popoviq. Sipas tij, analiza ka për qëllim që të ofrojë instrumente për ta përmirësuar punën nëpër këto institucione, thotë Popoviq.
Ai tha se ndodhen në fazën e hulumtimit të gjendjes momentale se çfarë kapacitetesh udhëheqin këto organe të cilat do t’i publikojnë së shpejti. Analiza ka përfshirë 173 organe publike, ndërsa është zbatuar me mbështetje të Ambasadës britanike në Maqedoni. (Naim Ramadani, TVM2)
