Botë
Sulm në Bruksel, autori thërret “Allahu akbar” dhe plagos policin
20.11.2018 09:26
Brukseli është tronditur këtë mëngjes nga një sulm me thikë, pranë një stacioni policor....

Nga sulmi mbeti i plagosur në qafë një oficer policie, ndërsa mediat belge raportojnë se autori ka bërtitur “Allahu akbar”.
Ministri i brendshëm belg, Jean Zambon, e konsideroi sulmin si një “veprim frikacak ndaj policisë”. Raportohet se polici i plagosur nuk ka rrezik për jetën, ndërsa u plagos edhe autori i sulmit. Sipas ministrit belg të drejtësisë, hetimet janë duke u kryer në të gjitha nivelet duke përfshirë mundësinë që autori mund të jetë i lidhur me grupe ekstremiste.
