Botë

Gjenden katër të ekzekutuar në një bodrum

20.11.2018 09:48

Katër persona të ekzekutuar me armë janë gjetur në bodrumin e një shtëpie në West Filadelfia të Pensilvanisë....

Dy burra dhe dy gra u gjetën me një plumb në kokë, raporton Fox 29.
 
Viktimat janë identifikuar vetëm si një burrë 31 vjeç dhe një grua 20 vjeç, ndërsa të tjerët janë përshkruar si një burrë rreth moshës 20-30 vjeç dhe një grua rreth 30-40 vjeç.
 
"Katër individët janë ekzekutuar dhe nuk ka asnjë pistë për ngjarjen,"-tha komisari i policisë Richard Ross.
 
Dy viktimat meshkuj janë kushërinj dhe jetonin në shtëpinë ku u gjetën trupat, në Malcolm Street, tha policia për Fox 29. Shtëpia ishte nën rikonstruksion.
 
Policia tha se të katërt ishin dërguar në bodrumin e shtëpisë, sepse duart dhe këmbët e tyre nuk ishin të lidhura dhe nuk kishte shenja përplasjeje.
 
Fqinjët raportuan se dëgjuan tre ose katër 'tinguj zhurme' mbrëmjen e së dielës, por menduan se vinin nga rinovimet që po bëheshin në shtëpi.
 
Shkalla e vrasjeve në Filadelfia po vazhdon të rritet për të dytin vit radhazi. Që nga 15 nëntori i vitit të kaluar në vend janë regjistruar 294 vrasje, 12 më shumë se në të njëjtën kohë një vit më parë./Ora News