Maqedoni
Vuçiq: Gruevski me letërnjoftim ka hyrë në Serbi dhe ka dalë në Hungari
20.11.2018 11:19
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë pas një heshtjeje të gjatë, në një intervistë në mediat e Serbisë....

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë pas një heshtjeje të gjatë, në një intervistë në mediat e Serbisë, ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevski nëpërmjet vendkalimit kufitar Horgosh (Serbi-Hungari) me anë të një letërnjoftimi.
Vuçiç tha se Gruevski më 11 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy shtetasve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi. Nikolla Gruevski më 12 nëntor rreth orës 22.30 nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas kaloi në Hungari nëpërmjet vendkalimit Horgos, ku është identifikuar me leje qarkullimi të marrë nga Shqipëria”- deklaroi Vuçiq.
Më 13 nëntor, në orën 19:35, Interpoli i Shkupit ka lëshuar fillimisht urdhër arrest nacional. Më pastaj urdhër arrest ndërkombëtarë. Çfarë prisni ju? Të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim? ” -tha Vuçiq duke shtuar se kjo është e vërteta e pastër.
