Maqedoni
Anulohet gjykimi për ngjarjet e “27 prillit”, prokurorja Ruskovska ka rast vdekje
20.11.2018 11:23
Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar për shkak të prokurores, Vilma Ruskovksa, e cila ka pasur një rast vdekje dhe nuk është paraqitur në seancën e sotme....

Në seancën e sotme është dashur të vazhdojë publikimi i komunikimeve, të cilat të akuzuarit i kanë realizuar përmes SMS-porosive. Në seancat e fundit janë prezantuar SMS porositë nga celularët e disa personave të akuzuar, në mesin e të cilëve edhe të ish-kryetarit, Trajko Veljanoski.
Në gjykatë kanë qenë të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, përveç Sasho Markovksit, për të cilin për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është ndarë procedura. Për ngjarjet e “27 prillit” të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
