Maqedoni
Sijato: Asnjë shtet i BE-së nuk e ka ngritur çështjen e azilit për Gruevskin
20.11.2018 11:48
Ministri i jashtëm hungarez, Peter Sijato, tha pas një takimi të ministrave të BE-së se asnjë koleg nuk kishte ngritur çështjen e azilit të Gruevskit.....

Sijato ka thënë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka shprehur dëshirën për të aplikuar për azil në Ambasadën hungareze, por qeveria e Hungarisë nuk kishte asnjë rol në ardhjen e tij.
Ai tha se autoritetet hungareze e kanë kuptuar rastin në një nga vendet fqinje të Maqedonisë dhe se Gruevski "krejtësisht ligjërisht” erdhi në Hungari në përputhje me ligjet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe të gjitha kalimet kufitare ishin të ligjshme. Autoritetet hungareze, bazuar në masat e sigurisë, vendosën për të dëgjuar kërkesën e tij për azil në Zyrën qendrore të Byrosë së Emigracionit dhe Azilit në Budapest.
Siç tha ai, asnjë koleg i BE-së nuk ka ngritur çështjen e Gruevskit gjatë takimit të së hënës. Ai, me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, do të ketë bisedime dypalëshe në margjinat e Samitit të NATO-s në Bruksel në fillim të dhjetorit. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e qeverisë në Budapest se kërkesa për azil e Gruevskit nuk është çështje politike, por thjeshtë çështje juridike.
