Maqedoni

Deskoska: Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit, sot ose nesër

20.11.2018 12:02

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, tha se kërkesa për ekstradimin e ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski...

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, tha se kërkesa për ekstradimin e ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski është kompletuar dhe do të dorëzohet sot ose nesër deri tek autoritetet hungareze.
 
Ajo tha se nga mediumet është informuar se tashmë kërkesa për azil e Nikolla Gruevskit është pranuar. Por, sipas saj edhe nëse ky informacion është i vërtetë, Ministria e Drejtësisë pavarësisht vendimit do të dorëzon kërkesën për ekstradim.
 
Maqedonia në Hungari do të dorëzon dokumentet e akt gjykimit, 4 akuza, hetimet dhe një procedurë parahetimore për Nikolla Gruevskin. Procedurat për azil zgjasin shumë, vetëm nëse nuk kanë zbatuar ndonjë procedurë jashtëzakonisht të shpejtë”- tha Deskoska. Ajo tha se Maqedonia nuk ka dilema në lidhje me bazat ligjore për kërkesën e ekstradimit.