Gjykimi për Nikolla Sazdovskin, Aleksovski: Pas rrahjes, ra në tokë, të akuzuarit u larguan; Alispahiq: Aktakuza në kundërshtim më dëshmitë; Shehtanski: Mos t’i bëhet shtypje gjykatës
Gjykimi për rastin e Nikolla Sazdovskit ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit okular, Mile Aleksovski...

Sipas tij, të akuzuarit, Besim Bela, Skender Demiri dhe Jeton Luzha - që është në arrati, - e kanë goditur të ndjerin për rreth 1 ose një minutë e gjysmë, pas çka ai ka rënë në tokë dhe ka lënduar kokën, dy të akuzuarit u larguan ndërsa njëri e ka goditur edhe njëherë ne qafë.
Kjo dëshmi, sipas avokatit mbrojtës, Asmir Alispahiq, është në kundërshtim me aktakuzën, ku thuhet se goditjet ndaj Sazdovskit kanë vazhduar edhe pas rënies së tij në tokë.
Sipas mbrojtjes, e vetmja arsye për çka ka pasuar vdekja është për shkak të lëndimit në kokë nga kutia e metalit të EVN-së, e cila gjendet në stacionin e autobusit.
Mbrojtja insiston se kjo akuzë nuk mund të qëndrojë deri në fund, pasi që në këtë situatë nuk bëhet fjalë për vrasje, por për dhunë ose shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me pasojë vdekjen.
“Atë që e dëgjuat edhe ju është se kjo dëshmi është kontradiktore me aktakuzën. Të akuzuarit nuk kanë vazhduar të rrahin në tokë dhe të njëjtit kanë vazhduar drejt automjetit që ka qenë larg rreth 50 metër nga ngjarja. Prokuroria joseriozisht dhe shumë të rënde e ka definuar kualifikimin e veprës, sepse ajo nuk del nga dëshmitë materiale dhe ato verbale që po i dëgjojmë. Parashtrohet pyetja se çka dëshiron të arrijë prokuroria me këtë akuzë të rëndë. Gjatë hetimit ata akuzoheshin për dhunë”,- theksoi avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq.
Mbrojtja e palës së dëmtuar nuk komentoi dëshminë, ndërsa kërkoi që mos t’i bëhet shtypje gjykatës.
“Duhet të lejohet që gjykata të bëjë punën e saj dhe mos të ketë shtypje. Le të vendos ai si mendon. Për dëshmitarin nuk kemi koment”,- tha avokati i palës së dëmtuar, Vanço Shehtanski.
Avokatët, Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq, kërkuan përjashtim të Këshillit Gjyqësor për këtë rast.
Ngjarja me Nikolla Sazdovskin ka ndodhur më 29 qershor 2018 në stacionin
FLORIJE BELULI KAMBERI
