Mijallkov në burgun e Shutkës, gjykata i cakton 30 ditë paraburgim

20.11.2018 22:25

Ish drejtori I DSK-së Sasho Mijallkov ka përfunduar në burgun e Shutkës....

Ish drejtori I DSK-së Sasho Mijallkov ka përfunduar në burgun e Shutkës, pasi i janë caktuar 30 ditë paraburgim.

Atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim, kanë konfirmuar nga PSP, ndërsa për momentin gjendet në burgun e Shutkës. Ai është burgosur me kërkesë të PSP-së. Gjykatës i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, pasdite i ka caktuar masën e paraburgimit. Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, si “Fortesa”, “Trezor”, “Tortura”, “Target” dhe “Titanik2”.