Maqedoni
Mijallkov në burgun e Shutkës, gjykata i cakton 30 ditë paraburgim
21.11.2018 11:15
Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov mbreme ka përfunduar në burgun e Shutkës me crast i janë caktuar 30 dite paraburgim....

Nga Prokuroria Speciale Publike kanë konfirmuar se parabugrgimi i tij është bërë me kërkese të PSP-së, dhe se të njejtit i janë caktuar 30 ditë paraburgim, Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1, pasdite i ka caktuar masën e paraburgimit.
Mijallkov sot pritet nga burgu i Shutkës, të paraqitet në seancën e radhës gjyqësore për rastin ‘FORTESA’. Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, si “Fortesa”, “Trezor”, “Tortura”, “Target” dhe “Titanik2”.
Nga gjykata e Apelit permes një komunikate me shkrim njoftojne se Sasho Mijallkov në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit nga Gjykata Penale për paraburgimin 30 ditor ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit -Shkup.
“Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër peronit me inicialet S.M. të mbuluar nga propozim aktakuza në lëndën e prokurorise “Target/Fortesa”, gjykatësi i cili ndjek lëndën pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të mbuluara me propozimin solli vendim me të cilin e pranoi propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Palët kanë të drejtë ankese deri në Gjykatën e Apelit -Shkup në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit", thuhet ne komunikaten e Gjykates Penale.
