Maqedoni

IN MEMORIAM, ndërroi jetë gazetari Qenan Hasani

21.11.2018 12:13

Ka ndërruar jetë gazetari i mirënjohur nga Manastiri, Qenan Hasani.

Varrimi i  të ndjerit bëhet sot pas namazit të drekës!
 
I ndjeri, Qenan Hasani, për 3 dekada me radhë ka raportuar për shqiptarët e Manastirit, shumë vite ka punuar si korrespodent nga Manastiri  për servisin e dytë programor, programi në gjuhën shqipe, ndërsa vite me radhë ka qenë gazetar i gazetës KOHA.