Maqedoni
Manastir, akademi solemne në Muzeun e alfabetit
21.11.2018 12:46
Në Muzeun e alfabetit shqip në Manastir, pasditen e sotme, do të mbahet akademi solemne me rastin e 22 nëntorit....

Në Muzeun e alfabetit shqip në Manastir, pasditen e sotme, do të mbahet akademi solemne me rastin e 22 nëntorit - ditës së alfabetit shqip, dhe 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që e organizon Sekretariati për Çështje Evropiane, në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë.
Në akademinë solemne do të marrin pjesë përfaqësues eminentë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademisë Shqiptare për Studime albanologjike, Instituti Albanologjik i Kosovës, Instituti i Historisë i Kosovës dhe më shumë përfaqësues shkencorë, shoqërorë dhe politikë nga Maqedonia. Në këtë eveniment marrin pjesë personalitete politike shqiptare nga vendi dhe rajoni.
