Maqedoni
Kongresi i shkronjave shqipe, përcaktoi orientimin tonë pro perëndimor
21.11.2018 15:36
Universiteti i Tetovës, me një akademi solemne, ka shënuar 110 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe....

Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve nën një gjuhë dhe vendimet e tjera të rëndësishme të Kongresit të Manastirit.
“Duke përzgjedhur alfabetin latin, ata vepruan mbarë e drejt sepse kështu morën orientimin pro-perëndimor, që pati dhe ka rëndësi politike edhe në ditët e sotme për shqiptarët dhe kulturën e tyre”,- tha profesori universitar, Izmit Durmishi.
“Pa këto përpjeke nuk do të mund të flisnim sot për krijim e mundësive të barabarta në një mjedis të hapur dhe me perspektivë ndërkombëtare shumëgjuhore dhe shumëkulturore”,- theksoi profesori universitar, Zeqirja Idrizi.
Sipas tyre, 22 nëntori është moment kyç i cili orienton kombin tonë drejt kombësive të përparuara të botës perëndimore.
VISAR SADIKI
