TËRMET
Tërmet në Ekuador, 2 të vdekur
13.08.2014 12:33
Dy persona mbetën të vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.1 ballë në Ekuador......

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se grupet e shpëtimit po punojnë për të liruar 3 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
“Zjarrfikësit po punojnë për të evakuuar të plagosurit dhe për të shpëtuar njerëzit e bllokuar”, tha agjencia Kombëtare e Kontrollit të Rrezikut, pa dhënë detaje të mëtejshme. Aeroporti i kryeqytetit, Quito, u rikthye në normalitet pas kontrolleve të terrenit pas rënies së tërmetit.
Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në verilindje të Quito-s, me një thellësi 7.7 kilometra.
