Maqedoni

Dhënia e azilit për Gruevskin, Hahn pret sqarim të vlefshëm nga Orban BE pret konfirmim zyrtar nga Hungaria

21.11.2018 15:54

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, të japë sqarime për dhënien e azilit ish kryeministrit, Nikolla Gruevski....

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn, madje është habitur nga një vendim i tillë. 
 
“Nëse vendimi konfirmohet, pres sqarime dhe arsyetime nga Viktor Orban. Sundimi i së drejtës paraqet parim fondamental  për shtete anëtare të BE–së dhe ato kandidate. Kjo është vendimtare për kredibilitetin e Europës. Na surprizon përkrahja e Hungarisë ndaj Maqedoninë për t’u bërë anëtare e BE-së, por  njëkohësisht e konsideron shtet të pasigurt”,- shkruan në twitter eurokomisari, Hahn.
 
Nga Komisioni Evropian thonë se tani për tani nuk kanë marrë vërtetim se Hungaria i ka dhënë azil politik ish kryeministri Gruevski.  
 
“Presim nga të gjitha palët të sillen në pajtim me rregulloret relevante pa e politizuar rastin. Megjithatë, sipas të drejtës europiane dhe ndërkombëtare, vendet anëtare vendosin individualisht për kërkesat e azilit”,- thonë nga KE. 
 
Ministri i jashtëm, Dimitrov, pajtohet se vendimi i Hungarisë shkel kredibilitetin e sundimit të së drejtës në BE. 
 
“Është paradoksale që një vend i BE-së t’i japë mbrojtje një të gjykuari. Ky është problem për Maqedoninë, por megjithatë  edhe për Bashkimin Evropian dhe për kredibilitetin e parimit  të sundimit të së drejtës në BE”,- u shpreh ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Dimitrov për këtë rast do të diskutojë haptas me homologun e tij hungarez, Sijarto, në margjina të Samitit të NATO-s, më 4 dhjetor. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU