ITShKShM kremton përvjetorin e 11, Asani: 36 botime sivjet, aq sa shkronjat tona. Origjina e himnit të alfabetit, Hosaflook: është teksti i Parashqevi Qiriazit
ITShKShM shënon 11 vjetorin e themelimit në një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët, në 110 vjetorin e alfabetit të gjuhës shqipe...

Puna shkencore e ITShKShM-së në këtë përvjetor, përmblidhet me shumë botime të reja dhe një numër të madh konferencash shkencore.
“Këtë vit po e përmbyllim me gjithsej 36 botime, aq sa ka shkronja edhe alfabeti i shqipes sonë, që kur pjesëtohet i bie 10 ditë nga një libër, me disa konferenca shkencore, me një varg vizitash, ekspozitash e aktivitetesh... në këtë mënyrë jeta e institutit tonë është bërë pjesë e festave shqiptare të nëntorit”,- deklaroi drejtori i ITKSh–së, Skender Asani.
Albanologu, David Hosaflook, zbuloi edhe origjinën e himnit të alfabetit të shkruar nga Parashqevi Qiriazi, melodia e të cilit është përdorur nga studentët e kolegjit “Jale” në ShBA.
“Vetëm në Shkodër kishte tre alfabete në përdorim dhe ajo mendoi se kjo është një konflikt që po ndodh brenda kulturës shqiptare dhe një grua e arsimuar mund ta luftojë jo me armë, por me penën e saj, ku ka shkruar këngën e alfabetit të shqipes dhe fjalitë si atdhe i dashur, shkronjat e arta kanë pasur për qëllim mbrojtjen e alfabetit”,- tha albanologu, David Hasefllok.
ITShKShM-së ndau edhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e saj.
FLUTURA LATIFI
