Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, OEM: Arsimi të ndjekë nevojat e ekonomisë
Në të gjithë sektorët në vend mungojnë punëtorë të kualifikuar dhe Oda Ekonomike....

Në të gjithë sektorët në vend mungojnë punëtorë të kualifikuar dhe Oda Ekonomike kërkon që sistemi arsimor të përshtatet me nevojat e bizneseve dhe tregut të punës.
Shumë vende europiane kanë sistem të dyfishtë të arsimit të mesëm profesional ose mësim nëpërmjet punës me mbështetje sistematike dhe subvencione për studentët. Në këtë drejtim, orientimi profesional i nxënësve është i domosdoshëm edhe në arsimin fillor.
“Një vlerësim i konsoliduar është i nevojshëm për nevojat e ekonomisë dhe të potencialit njerëzor në vend, me mundësinë e rikualifikimit dhe një ndryshim strategjik afatgjatë të sistemit të përgjithshëm arsimor. Reformat në arsim dhe programet për mësim duhet t’i ndjekin nevojat e ekonomisë dhe të drejtojnë në mënyrë adekuate stafin e ardhshëm për të qenë aktiv në tregun e punës. Vetëm në këtë mënyrë do të kishin një sistem funksional”,- deklaroi nënkryetari i OEM-së, Aleksandar Miloshevski. (Sedat Selimi, TVM2)
