Maqedoni
Kanceri në qafën e mitrës, IShP: Femrat, të interesuara për pap testin
21.11.2018 17:07
Kanceri i qafës së mitrës është shkaktari i dytë i vdekjeve pas kancerit të gjirit....

Por, edhe përkundër kësaj statistike, femrat janë të painteresuara për të bërë pap testin, që është pa pagesë. 84 % e femrave as që kontrollohen në gjinekolog. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se nga janari deri në shtator janë bërë rreth 31 mijë pap teste dhe tek 3 mijë femra janë zbuluar çrregullime në qeliza.
“Këtë vit kemi zbuluar 5 femra me kancer në qafën e mitrës të moshës prej 24 - 35 nga qyteti i Manastirit, Shkupit, Strumicës, Koçanit dhe 3 raste në Kumanovë, Ohër dhe Resen me karcinom invaziv të shpejt të moshës prej 35-60 vjeç”,- tha mjekja në IPSh, Silvana Onçeva.
“Duhet sa më shpejtë të jetë në funksion softueri për skrining të kancerit të qafës së mitrës. Duhet të rritet niveli i dijes tek femrat për kontrolle preventive dhe të motivohen që t’i kryejnë kontrollet çdo dy vjet”,- theksoi mjekja në IShP, Elena Qosevska.
Mjekët apelojnë rëndësinë e zbulimit në kohë të sëmundjes për të parandaluar fatalitetin.
REJHANE BUSHI METAJ
