Qeveria: autoritetet hungareze ta tërheqin vendimin. Përgjegjësia për arratisjen, Boshnjakoski: në rrjedhë, dy hetime
Pavarësisht vendimit për t’i dhënë azil ish kryeministri Gruevski, Qeveria pret që autoritetet hungareze të shqyrtojnë me vëmendje kërkesën për riatdhesim...

Pavarësisht vendimit për t’i dhënë azil ish kryeministri Gruevski, Qeveria pret që autoritetet hungareze të shqyrtojnë me vëmendje kërkesën për riatdhesim, të tërheqin vendimin dhe të riatdhesojnë Gruevskin.
Procedura për azil absolutisht nuk është në korrelacion me procedurën për riatdhesim, tha Boshnjakovski, duke shtuar se procedura për ekstradim ka filluar dhe se provat që u janë dërguar autoriteteve në Budapest bëjnë riatdhesim të paevitueshëm.
“Është e qartë se arsyet në kërkesën për azil janë të rreme... Gruevskin nuk e kërkojmë vetëm për të vuajtur dënimin me burg në RM, përkatësisht aktvendimin për dy vite burg, por ai kërkohet edhe për hetime të tjera dhe procedura gjyqësore në rrjedhë që d.m.th. se kërkesa për ekstradim është e plotë dhe me themel dhe mundëson kthimin e tij në RM. Presim që autoritetet hungareze do ta tërheqin vendimin për azil dhe se Nikolla Gruevski do të riatdhesohet në Republikën e Maqedonisë”,- u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski.
Dhe, përderisa pritet vendimi i autoriteteve hungareze për kërkesën për ekstradim, vazhdojnë hetimet për të parë nëse ka përgjegjësi tek autoritetet vendore për të ndihmuar arratisjen e Gruevskit ose për mosveprim.
“Procedurat janë në rrjedhë. Për momentin po ndiqen dy procedura në MPB. Të gjitha informatat do të publikohen pasi të jenë verifikuar dhe ato do të japin përgjigjen e duhur”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakoski.
Qeveria nuk deshi të komentojë deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili akuzoi autoritetet maqedonase si fajtore për arratisjen e Gruevskit, pasi nuk e ka penguar dhe nuk kanë shpallë fletëarrest ndërkombëtar që të mund ta ndalojnë vendet fqinje nga kishte transituar.
SHPËTIM NUREDINI
