Manastiri fillon festimet, Ahmeti: e ardhmja e shqiptarëve, në perëndim
Në Manastir kanë filluar festimet për ditën e Kongresit të Manastirit...

Në një simpozium shkencor në Shtëpinë e Alfabetit, studiues nga të gjitha trojet shqiptare dhe jo vetëm, analizuan rëndësinë e kongresit të shkronjave dhe vendimeve të tij që i paraprinë pavarësisë së shtetit shqiptar.
Për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, kjo datë është rikujtim i idealit pro-perëndimor të rilindasve tanë.
“Ngjarja e unisimit të alfabeti të gjuhës shqipe është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm që përmban karakter kulturor, por mbi të gjitha përmban karakter përcaktues gjeopolitik, gjeostrategjik dhe pas sa viteve të porosisë së Naim Frashërit se “Dielli lind në perëndim”. 8 vite pas vdekjes së rilindasit kombëtar, Naim Frashërit, u realizua motoja e rilindjes kombëtare me përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe që njëherit bëri dhe përcaktim gjeostrategjik për të ardhmen politike të shqiptarëve”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas Ahmetit, tani ky përcaktim gjeostrategjik përmbyllet me anëtarësimin në BE.
GAZMEND REXHEPI
