Projekt-buxheti 2019, “Besa” e Kasamit: Buxhet diskriminues për shqiptarët
Projekt-buxhetin 2019, Lëvizja “Besa” e Bilall Kasamit e ka cilësuar si diskriminim të radhës për shqiptarët...

Projekt-buxhetin 2019, Lëvizja “Besa” e Bilall Kasamit e ka cilësuar si diskriminim të radhës për shqiptarët. Ata akuzojnë pushtetin për shpërndarje jo të drejtë të mjeteve buxhetore, në kundërshtim me realitetin faktik në shtet.
Ministrat shqiptarë menaxhojnë me rreth 20% të buxhetit të përgjithshëm edhe pse përbëjnë rreth 45% të qeverisë, universitetet shqiptare marrin më pak fonde se ato maqedonase, falja e borxheve të komunave tregon gjendjen e rëndë në të cilën ato funksionojnë dhe buxheti i ri as për së afërmi nuk do të përmirësojë situatën, akuzojnë nga “Besa”.
“Komunat shqiptare marrin zero për qind mjete nga buxheti qendror në formë të bllok dotacioneve për shtëpitë e pleqve, rreth 1% të bllok dotacioneve për kulturë rreth 12% të dotacioneve të destinuara për njësitë e zjarrfikësve po aq sa marrin në formë të bllok dotaconeve për mbrojtjen e fëmijëve… Shumica e ministrave shqiptarë menaxhojnë me mjete të papërfillshme, si Ministria e Ekonomisë 0,45%, Ministria e Mjedisit 0,46%, Ministria e Qeverisjes Lokale 0,13%, që i bie se tre ministrat shqiptarë që udhëheqin me digastere ministrore nuk kalojnë as 1% të buxhetit qendror qeveritar përderisa dy sekretariatet që udhëhiqen nga ministra shqiptarë nuk kalojnë as 0,5% të buxhetit qeveritar”,- deklaroi Avdush Demiri nga Lëvizja “Besa”.
