“Arsim paqësor” , ZLM dhe Megjashi bashkë për eliminimin e ndryshimeve
Arsimi paqësor sivjet është futur edhe në programin edukativo-arsimor në Gjimnazin “Zef Lush Marku”....

Arsimi paqësor sivjet është futur edhe në programin edukativo-arsimor në Gjimnazin “Zef Lush Marku”.
Ky projekt ka për qëllim eliminimin e diversiteteve tek nxënësit, duke u trajtuar të barabartë edhe personat me aftësi të kufizuar, të cilët janë të kyçur në këtë projekt. Në përpilimin e këtij projekti janë inkuadruar edhe defektologë, psikologë dhe logopedë, prandaj edhe është mirëpritur edhe nga nxënësit.
“Kreativiteti në mësim, ku nxënësit shprehin përmes ideve, imagjinatës së tyre, gjithë atë që mund ta bëjnë në mënyrën më të bukur të mundshme, atë që e mësojnë dhe njëkohësisht ta prezantojnë ashtu siç mendojnë ata. Inkluzioni… këtu përfshihen të gjitha diversitetet, ndërsa arsimi në shekullin 21 mundëson që këto dallime të mos hetohen. Të gjithë ata persona me aftësi të kufizuar janë pjesë e këtij projekti”,- tha profesori në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, Naser Miftari.
“Gjimnazi ZLM është i kyçur në programin për arsim paqësor pranë Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, që nga fillimi i projektit dhe ky bashkëpunim vazhdon edhe sot në kuadër të të njëjtit program. Projekti është në fazën e një kampanje e cila do të zgjasë gjatë gjithë vitit, i njëjti është kundër dhunës së bashkëmoshatarëve, pra kundër bulizmit”,- u shpreh Fatmire Ajdari nga Megjashi. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
