Projekt-buxheti 2019, VMRO-DPMNE: Megaloman, varfëron qytetarët; LSDM fton opozitën për debat konstruktiv

21.11.2018 19:45

Edhe VMRO-DPMNE kundërshton projekt buxhetin të cilin e cilëson si megaloman...

Edhe  VMRO-DPMNE kundërshton projekt buxhetin të cilin e cilëson si megaloman dhe projektim që varfëron qytetarët. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, tha sot se  pr/buxhetin e ri me të cilin paralelisht do të aplikohet edhe tatimi progresiv, drejtpërdrejt varfëron qytetarët dhe ndikon në jetën dhe standardin e tyre jetësor.

“Zaev dhe Tevdovski, me buxhetin e vitit 2019 parashohin të grumbullojnë nga qytetarët rreth 1 miliardë e 981 milionë euro, ose 6.4% më shumë tatime se në vitin 2018”,- akuzon VMRO.

LSDM hedh poshtë akuzat. “Me reformat në sistemin e mbrojtjes sociale dhe masat në Buxhetin e vitit 2019 sigurohet rritje serioze të të hyrave në dispozicion të familjeve, barazi sociale dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Me buxhetin e ri, shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të marrin 300% më shumë ndihmë sociale, po ashtu aplikohet shtesa për fëmijë për më shumë se 60 mijë fëmijë”,- thonë nga LSDM, nga e cila ftojnë opozitën për debat konstruktiv dhe mbështetje për plotësimin e nevojave të qytetarëve.