Botë

Mattis: Policia ushtarake në kufi me Meksikën, e paarmatosur

22.11.2018 10:34

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka deklaruar se policia ushtarake në kufi me Meksikën....

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka deklaruar se policia ushtarake në kufi me Meksikën do të jetë e paarmatosur dhe nuk do të ketë autoritet për të kryer arrestime.
 
“Ata nuk kanë armë në duart e tyre”, tha Mattis. Ai tha se ushtria në kufirin meksikan do të ndihmojë mbrojtjen e zyrtarëve të kufirit nga kërcënimet e mundshme.
 
Një karvan prej gati 3,000 migrantësh nga Amerika Qendrore ka arritur në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana. Ata thonë se kanë ikur nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar si “pushtim” karvanin e migrantëve që shpreson të hyjë në SHBA, prandaj ka urdhëruar dërgimin e rreth 5,800 trupave në kufi.