Botë

Qeveria e Kosovës, taksë 100% për mallrat nga Serbia

22.11.2018 11:02

Pas reagimeve nga Serbia dhe Bosnja përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini...

Pas reagimeve nga Serbia dhe Bosnja përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja. Përmes një deklarate për media, Mogerini tha se ky vendim është shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë - CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.
 
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 për qind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Kjo më tej përkeqëson situatën pas taksës fillestare prej 10 për qind. Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë menjëherë këto vendime”,- tha Mogherini përmes një deklarate për media.
 
Ndërkohë ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se pret nga Bashkimi Evropian veprime konkrete dhe jo vetëm deklarata, pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të rritur taksën mbi mallrat e importuara nga Serbia në 100%.
 
Por, kryeministri, Ramush Haradinaj, ka sqaruar se vendimi I Kosovës vjen si rezultat I asaj se Serbia nuk e ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s ngase ajo i ka vendosur Kosovës barriera dhe jo takes, duke kundërshtuar origjinën e mallit të Kosovës.