Maqedoni
Rasti “Trajektorja”, Gruevskit do të gjykohet në mungesë
22.11.2018 11:34
Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë disa ish-funksionarë...

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, në gjykimin e sotëm për rastin “Traektorija”, kërkoi paraburgim për të gjithë të akuzuarit, në mesin e të cilëve është edhe ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski, i cili tanimë ka fituar azil politik në Hungari. Në kërkesën e PSP-së reaguan avokatët mbrojtës të Gruevskit, të cilët kërkuan që atij t’i gjykohet në mungesë.
Për PSP-në kërkesa e avokatëve mbrojtës është jologjike, pasi që nëse gjykata e lejon një gjë të tillë, atëherë lënda me provizionet dhe tenderin legal për autostradat kineze do të vjetërsohet. “Nëse do të donte të gjykohet i akuzuari Gruevski, nuk do të ikte nga Maqedonia. Gjykata nuk guxon të lë që lënda për të të vjetërsohet”,- thuhet nga PSP.
Ndërkohë, në gjykim me pranga në dorë u soll ish ministri, Mile Janakievski, i cili u arrestua pas arratisjes së ish kryeministrit me të cilin i kanë akuzat e përbashkëta.
Në rastin “Trajektorja”, të akuzuar janë edhe ish zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, dhe ish drejtori i Ndërmarrjet Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Lupço Georgievski. Ata akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për tenderin për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë - Ohër. Më veprimin e tillë ata kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej 155 milion euro.
FLORIJE BELULI KAMBERI
