Maqedoni

Kabul, 55 të vdekur nga një shpërthim

22.11.2018 11:52

Të paktën 55 persona mbetën të vrarë si pasojë e një shpërthimi në Kabul, derisa po festohej ditëlindjen e Profetit Muhamed....

Gjatë sulmit të paktën 94 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 20 janë në gjendje kritike për jetën.  Mendohet se bomba është vendosur me lehtësi nga autorët  duke qenë se organizuesit e eventit nuk kishin kërkuar siguri nga policia.

“Viktimat e sulmit, për fat të keq janë të gjithë studiues fetarë që u mblodhën për të përkujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed”, tha Basir Mujahid, zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit.