OSBE: MO, e rëndësishme për Maqedoninë
Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret, ka vlerësuar se marrëveshja ka qenë kthesa që simbolizon fillimin e procesit të integrimit të shoqërisë dhe ndërtimin e një Shteti të vërtetë multietnik.........

Me rastin e 13 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret, ka vlerësuar se marrëveshja ka qenë kthesa që simbolizon fillimin e procesit të integrimit të shoqërisë dhe ndërtimin e një Shteti të vërtetë multietnik dhe Shtet modern evropian.
“Përgatitja e gjeneratave të reja për integrim dhe të ardhme multietnike, ka peshë të madhe”, thuhet në kumtesën e OSBE-së. Në shkresë thuhet se Misioni i OSBE-së pret dinamikë të rinovuar dhe hapa më të guximshëm në këtë fushë të rëndësishme, që meriton vëmendje dhe është e përgatitur të përkrahë institucionet në zbatimin e marrëveshjes.
