Botë

Miratohet drafti mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Britanisë dhe BE-së

22.11.2018 13:47

BE dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për një projekt-marrëveshje mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme, duke i hapur rrugën marrëveshjes së Brexit që do të finalizohet këtë fundjavë....

"Deklarata politike ku përshkruhet se si do të funksionojë tregtia, siguria dhe çështjet e tjera është rënë dakord në parim,"-tha Këshilli Europian.
 
Londra dhe Brukseli tashmë kanë rënë dakord me kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 29 mars 2019.
 
Theresa May do të japë një deklaratë për deputetët të enjten.
 
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha në Twitter: "Sapo dërgova në BE27 një draft Deklaratë Politike mbi Marrëdhëniet e Ardhshme midis BE dhe MB. Presidenti i Komisionit më ka njoftuar se është rënë dakord në nivelin e negociatorëve dhe është pajtuar në parim në nivel politik, në varësi të miratimit të udhëheqësve."
 
Nëse marrëveshja e tërheqjes dhe deklarata politike nënshkruhen në takimin e BE të dielën, kryeministrja do të kthejë vëmendjen e saj në miratimin e marrëveshjes në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku shumica mendohet se nuk do të jetë në favor të saj./Ora News