Gjykimi për rastin “Tamara”, të dyshuarit këmbëngulin se janë të pafajshëm

22.11.2018 14:21

12 të dyshuarit në rastin e vdekjes së 9 vjeçares, Tamara Dimovska....

12 të dyshuarit në rastin e vdekjes së  9 vjeçares, Tamara Dimovska, nga Velesi, e cila vuante nga skolioza dhe ndërroi jetë në vitin 2015 teksa priste vendimin për të dërguar jashtë shtetit për t’u operuar, u prononcuan se janë të pafajshëm për veprën për të cilën akuzohen.

Në shqyrtimin kryesor u lexua aktakuza e ngritur për të vërtetuar përgjegjësinë e autoriteteve nëse kanë bërë gabim me mosdërgimin e vajzës në mjekim jashtë shtetit.

Të gjithë thanë se kanë punuar në bazë ligjeve dhe betimit të Hipokratit dhe në asnjë moment nuk kanë punuar për të pësuar Tamara.

Shqyrtimi kryesor për rastin e Tamarës vazhdon më 5 dhjetor, ku është planifikuar të prezantohen provat materiale dhe më pas të dëgjohen dëshmitarët e palëve në kontekst.

Prokuroria Themelore Publike për rastin e Tamarës akuzon gjithsej 12 persona për veprën penale “Punë të papërgjegjshme në shërbim”. (Rexhep Qamili, TVM2)