Maqedoni

Hepatiti C, terapi e re për shërim të plotë për 150 pacientë

22.11.2018 15:48

Rreth 150 pacientë më Hepatit C do të pranojnë terapi të re, kjo do t’u mundësojë shërim të plotë...

Rreth 150 pacientë më Hepatit C do të pranojnë terapi të re, kjo do t’u mundësojë shërim të plotë, thekson ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Terapia, sipas tij, ka dhënë sukses në vendet perëndimore dhe e njëjta nuk ka pse të mos ndodhë edhe në Maqedoni. 
 
“Kemi terapi përafërsisht për 150 pacientë, me çka do të ndalohet përparimi i sëmundjes së tyre dhe paraqitja e cirrozës, kancerit dhe transplantimit. Terapia e deritanishme nuk mundësonte shërim të plotë dhe shpeshherë sëmundja përparonte deri në atë shkallë sa që pacientëve u duhej transplantim dhe ekzistonte rreziku nga zhvillimi i llojllojshëm të cirrozës apo karcinomit”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Terapia veç më ka filluar ta aplikohet tek disa pacientë  dhe Klinika e sëmundjeve infektive vazhdon të bëjë listat e të sëmurëve që kanë nevojë për këtë trajtim. Ka një numër të madh të rinjsh që vuajnë nga cirroza dhe karcinomi hepatocelular. 
 
“Kemi pacientë tek të cilët procedura është përfunduar. Punojmë në zhvillimin komplet të strategjisë, që nënkupton prevenimin dhe trajtimin e të sëmurëve kronikë me Hepatit C, që ka një rëndësi të madhe për çrrënjosjen e infektimit”,- theksoi drejtoresha e Klinikës infektive, Milena Stevanoviç.
 
“Në klinikën tonë janë të regjistruar 30 pacientë që kanë nevojë për terapi antivirusale. Një pjesë e tyre janë të tipit geneotip 1 dhe geneotip 4, për të cilët është kjo terapi. Do të jenë të shëruar të gjithë pacientët në klinikë që janë detektuar me Hepatit C pozitiv dhe genotip 1 dhe 4”,- tha drejtoresha e Klinikes për Gastroenterehepatologjisë, Kalina Grivceva. 
 
Mjekët thonë se posedojnë terapi të mjaftueshme edhe për ata që vuajnë nga gastro infektimet dhe pacientët me patologji të tjera. Për këta persona me sëmundje karcinome ndihma vjen nga fondacioni amerikan. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI