Azili për Gruevskin, KE: Askush nuk mund t’i ikë drejtësisë, presim sqarime

22.11.2018 16:13

Komisioni Evropian ndan mendim të njëjtë me eurokomisarin Hahn se pushteti hungarez....

Komisioni Evropian ndan mendim të njëjtë me eurokomisarin Hahn se pushteti hungarez duhet të japë informacione më të hollësishme se si i dha azil politik ish kryeministrit Gruevski.

Fakt se KE nuk mundet të ndërhyjë në vendimet e brendshme të Hungarisë, tha zëdhënësi, Margaritis Shinas, por kjo nuk nënkupton të mos sqarohet si u vendos për vendimin, shton Shinas, duke rikujtuar se sundimi i ligjit është princip kryesor i BE-së, si për vende anëtare ashtu edhe për ato kandidate. 

“Nuk mund t’i ikësh drejtësisë, sundimit të ligjit, qoftë shteti anëtar i BE-së, qoftë shteti kandidat. Ky është vendim i gjykatës, nuk komentojmë proceset gjyqësore, por siç tha eurokomisari Hahn dje, njëjtë  edhe Komisioni i BE-së pajtohet me të se ky lloj i vendimit duhet të japë sqarime”,- deklaroi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas.

KE konfirmoi se eurokomisari për migracion, Dimitris Avramopulos, ka marrë letër me shkrim nga eurodeputeti, Benedek Javor, për t’i sqaruar për legalitetin e vendimit të azilit nga Hungari për ish kryeministrin Gruevski. 

DAP: GRUEVSKI TË PËRGJIGJET PARA DREJTËSISË NË RM

Edhe departamenti i shtetit kërkon që Gruevski të gjykohen në suaza të sistemit gjyqësor në Maqedoni.

“Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra penale të tjera. Besojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Gruevski do të përgjigjet në suaza të sistemit të së drejtës në Maqedoni”,- thuhet në komunikatën e departamentin të  shtetit për shtypin hungarez. 

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk deshi të komentojë rastin e Gruevskit, duke thënë se janë prononcuar institucionet gjegjëse.

“Kemi një festë të madhe sot këtu në Shkup dhe kemi një temë mjaft pozitive dhe frymëzuese. Për çështje të tilla besoj edhe unë edhe autoritetet tjera në Shqipëri kanë dhënë përgjigje edhe më parë”,- theksoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Gruevski u arratis para dhjetë ditëve nga Maqedonia në Hungari, ku përfitoi edhe azil politik. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)