Mijallkov ankohet në Apel, mbrojtja: Paraburgimi në kundërshtim me ligjin

22.11.2018 16:28

Mbrojtja e ish kreut të Policisë sekrete, Sasho Mijallkov...

Mbrojtja e ish kreut të Policisë sekrete, Sasho Mijallkov, e ankimoi vendimin e Gjykatës me të cilin iu caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Këtë informacion e konfirmoi avokati i tij, Antonio Apostollski. Në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit është potencuar se Gjykata në kundërshtim me ligjin i ka caktuar paraburgim pa e dëgjuar.

Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për lëndë për të cilën është i kërkuar paraburgim, por njëkohësisht rrjedh edhe  procedura ligjore, kompetente për të vendosur për ankesën është Gjykata e Apelit. Ankesa do dorëzohet edhe deri te PSP që të merret mendim. Pas përfundimit të procedurës për marrjen e mendimeve me kërkesë të mbrojtjes së Mijallkovit, mund të caktohet seancë publike për sqarimin e ankesës, pas së cilës në afat  prej 48 orësh Gjykata duhet të sjellë vendim.

Me kërkesë të PSP-së të martën Gjykata Penale i caktoi paraburgim Mijallkovit - i akuzuar për rastin “Fortesa dhe Traget” për përgjim masiv. Sipas njohurive të Prokurorisë, Mijallkov është përgatitur për ikje.

Në vendimin Gjykata konkludoi se ekziston rrezik për ikje dhe këtë mundësi e arsyetojnë me faktin se Drejtoria për hulumtime financiare ka vlerësuar se i akuzuari ka poseduar në xhirollogaritë e veta 11 milion euro. Në mënyrë plotësuese rrezikun për ikje e shton edhe fakti se Mijallkov është i akuzuar për më shumë lëndë nga PSP, por edhe për hulumtimin e fundit lidhur me larjen e parave.

Në seancën e djeshme Mijallkov nuk u paraqit, ndërkohë gjykatësja, Xheneta Bektovic, theksoi se për shkak të afatit të shkurtë gjykata nuk ka parashtruar kërkesë deri tek burgu i Shutkës. Gjykimi i radhës i të akuzuarit Mijallkov është caktuar për 27 nëntor për rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore. (Flutura Latifi, TVM2)