Filtrat e “Jugohromit”, Angjushev: Pa filtra, puna nuk fillon

22.11.2018 17:23

Kombinati metalurgjik “Jugohrom” nuk do të hapet pa vendosjen e filtrave....

Kombinati metalurgjik “Jugohrom” nuk do të hapet pa vendosjen e filtrave. Qëndrimin e prerë të zëvendëskryeministri, Koce  Angjushev, ua prezantoi edhe  drejtuesve të  “Jugohromit”.

Ai u sqaroi se edhe përkundër vendimit për të ndihmuar përmes një kredie kompaninë në vendosjen e filtrave, puna më e madhe i mbetet përsëri “Jugohromit’, që të respektojë afatet dhe të vendos filtrat, alternativë tjetër nuk ka.

“Ata patjetër duhet të vendosin filtrat me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve. Nga ky vendim nuk ka tërheqje, nuk ka alternativë që të fillojnë me punë pa filtra. Qeveria konstatoi se i duhet ndihmuar dhe në bazë të çmimeve të tregut,  kjo kompani mund të punojë normalisht, është në dëm të të gjithëve në më shumë aspekte mosfillimi i punës së kompanisë. Është bërë marrëveshja për marrjen e kredisë dhe për ristartim të fabrikës dhe pa asnjë dyshim se fabrika do të fillojë me punë në periudhën e ardhshme. Por, unë nga këtu dua të apeloj deri tek udhëheqësia e fabrikës se patjetër duhet t’i kryejnë obligimet e tyre”,- tha zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Koceo Angjusheshv.

SKËNDEROVSKI: ME NJË STACION FILTRIMI, PUNOJMË ME KAPACITET 55%

Drejtori  i “Jugohromit”  thotë se po punohet për finalizimin e një stacioni filtrimi që kushton vetëm 4.2 milion euro, e që do t’i mundësonte kombinatit të punojë me kapacitet 55%. Ai ka sqaruar se shuma prej 12 milion eurosh që u fol fillimisht është për të gjitha filtrat.

“Të gjithë tre filtër stacionet kushtojnë 12 milion euro, ndërsa ky filtër stacion që shihni këtu kushton 4.2 milion euro,  qeveria e di se ne deri më tani kemi investuar 1.7 milion euro dhe këto i kemi të dokumentuara. Ne e përmbushim stacionin filtrues në 80 për qind dhe për pjesën tjetër të parave do të përkujdeset pronari që ta sigurojë për përfundimin e stacionit filtrues”,- theksoi drejtori ekzekutiv i “Jugohrmoit”, Vasko Skenderovski.

“Jugohromi” dy vite më parë u mbyll pas protestave dhe kërkesave të shumta nga banorët e Tetovës, që ky kombinat të mos lejohet të punojë pa përmbushur standardet ekologjike. (Visar Sadiki, TVM2)