MANASTIR-DEMIR HISAR

Manastir, 20 të lënduar në një aksident

13.08.2014 13:39

20 persona rezulton të jenë plagosur në një aksident që ndodhi nga përplasja e dy autobusëve në pjesën lindore të Maqedonisë.....

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite në aksin rrugor Manastir-Demir Hisar, në lokalitetin e njohur si “Ura e Bardhë”.

Njëri nga autobusët është i kompanisë “Gjoko Turs” nga Krusheva, ndërsa tjetri “Teo Travel” nga Manastiri, që po transportonin udhëtarë dhe punëtorë.

Për shkak të aksit të rrezikshëm rrugor, njëri nga autobusët është rrokullisur në lumin e afërt. Jozyrtarisht mësohet për mbi 20 të plagosur, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike në Manastir.