Protestë e dhunshme para parlamentit, banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive
22.11.2018 18:20
Protesta e banorëve të "Unazës së Re", të cilët nuk pranojnë që t’iu prishen shtëpitë.....

Protesta e banorëve të "Unazës së Re", të cilët nuk pranojnë që t’iu prishen shtëpitë lidhur me projektin e zgjerimit të kësaj unaze, ka degjeneruar në dhunë.
Para parlamentit janë plagosur 13 efektivë policie si dhe 3 protestues, si pasojë e përplasjeve të dhunshme të banorëve me policinë.
Kundër dhunës u shpreh edhe kryeministri, Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj, ndërsa Partia Demokratike u shpreh në mbrojtje të banorëve.
Nga projekti për zgjerimin e “Unazës së Re” preken disa familje. Qeveria ka premtuar shpronësim të plotë për ata që i kanë banesat me leje, si dhe programe strehimi për ata që i kanë në proces legalizimi. (Luljeta Ndoka, TVM2)
