Australi, qielli bëhet ngjyrë portokalli, shkakton probleme shëndetësore
Një stuhi gjigante rëre është përplasur mbi komunitetet në Australinë juglindore....

Një stuhi gjigante rëre është përplasur mbi komunitetet në Australinë juglindore, duke e bërë qiellin ngjyrë portokalli dhe duke rritur shqetësimet për cilësinë e ajrit. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për shëndetin publik për Sidnejin, ndërsa masa e rërës 500 km e gjerë arriti qytetin dhe shkaktoi vonesa në fluturime.
Në shumë rajone të tjera të New South Wales, shikueshmëria është e mangët. Autoritetet thanë se stuhia ishte shkaktuar nga erëra të forta, që merrnin me vete rërën nga tokat e thara.
Problemi është përshkallëzuar si pasojë e thatësirës që ka prekur të gjithë shtetin e New South Wales që nga gushti. Skuadrat e emergjencave thanë se dhjetëra njerëz kanë raportuar probleme me frymëmarrjen, apo me astmën, por numri i të prekurve nuk është menjëherë i qartë.
Në Sidneji, rëra errësoi qiellin dhe përkeqësoi cilësinë e ajrit. Zyrtarët e shëndetësisë u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme në frymëmarrje.
Stuhia e rërës në Sidneji riktheu në kujtesë një tjetër ngjarje, edhe më intensive, në vitit 2009. Asokohe, stuhia e rërës preku me qindra persona, duke u shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe la në tokë me qindra fluturime.
